Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor betohen se do të kryejnë me ndershmëri detyrën.

Pas përzgjedhjes së bërë dy ditë më parë me short, betohen se do te kryejnë ndershmëri detyrën 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Sot u bë betimi i Manjola Xhaxhos, Alma Kolgjokës, Asim Vokshit, Sokol Ibit, Edlira Petri, Emona Muçi, Gentian Medja dhe Esmeralda Ceka.

Kolegji ishte jashtë funksionit, prej disa muajsh për shkak të shkarkimit të disa anëtarëve gjatë procesit të vetingut, por edhe prej disa dorëheqjeve.

Këta gjyqtarë do të kenë në dorë shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që do të lindin nga zgjedhjet e 25 prillit, të cilat nuk do mund të zgjidhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.




Aktualitet

Archives