Ambasadorja Kim : Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë deri në fund të vitit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim u shpreh sot se Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë deri në fund të vitit.

Ambasadorja Kim reagoi sot duke shpërndarë deklaratën e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili në çelje të sesionit të ri parlamentar deklaroi se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale dhe më 1 janar të 2021 të ketë filluar punën.

“Ne jemi dakord. Gjykata Kushtetuese duhet të funksionojë deri në fund të vitit”, u shpreh Kim.

Në çelje të sesionit të ri parlamentar më 7 shtator Ruçi në fjalën e tij u shpreh se, “po derdhet kupa për vonesat e KED. Nuk duhen toleruar më. Nuk duhet të falim asnjë vonesë. Në 1 janar 2021, Gjykata Kushtetuese duhet të fillojë nga puna”.

Ata

Aktualitet

Archives