Presidenti Meta dekreton emërimin e gjeneralmajor Bajram Rushit Begajt, shef të Shtabit të Përgjithshëm të FA

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi sot emërimin e gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj, shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gjeneralmajor Bajram Begaj mbante detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një edhe sërë detyrash të tjera mes të cilave: shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, drejtor i Spitalit Ushtarak, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (SHSHPFA) është detyra më e lartë ushtarake në FA.

Mandati i tij është 3-vjeçar dhe emërohet me dekret të presidentit të Republikës, me propozim të kryeministrit.

Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA në vitin 2017. Gjeneralmajor Bajram Begaj i dekretuar sot si shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA, mbante detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. ata

Aktualitet

Archives