Policia Rrugore kontrolle për të parandaluar parakalimet dhe bllokimet e rrugëve

Policia Rrugore njofton se si rezultat i shtimit të fluksit të mjeteve në akset rrugore bregdetare po vijojnë kontrollet me 6 radarë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.

Gjithashtu, Policia Rrugore informoi se ka marrë masa duke kombinuar shërbimet edhe me shërbime civile që aktualisht janë në patrullim në akset ku ka fluks të madh lëvizjeje, për të parandaluar parakalimet e bllokimet e rrugëve dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë këto shkelje.

“Ka disa minuta që fluksi në kthim ka filluar të shtohet në akset bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës. Ka filluar të shtohet fluksi i daljes nga Shëngjini dhe Talja. Ngarkesë te kryqëzimi i Shëngjinit. Po kështu nga Himara, Radhima e deri në dalje të Vlorës. Nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas ka filluar të shtohet. Tek rruga dytësore në plepa ka fluks të shtuar në dalje, por trafiku është i rrjedhshëm, pa bllokime. Tek mbikalimi dhe nënkalimi, në Maminas, ka fluks të shtuar në dalje, por është i rrjedhshëm dhe pa problem. Hyrja në Tiranë në këto momente ka fluks në rritje”, bën të ditur Policia.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara duke u bërë shkak për bllokim të trafikut apo burim aksidenti.

Po ashtu, kërkon nga drejtuesit të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të presin në radhë në rast bllokimi të trafikut. ata

Aktualitet

Archives