Po rritet vrullshëm numri i të sëmurëve me fruth

Në gjysmën e parë të vitit 2019 në nivel global është regjistruar numri më i madh i të prekurve nga fruthi në të nëjtën periudhë krahasuar me vitin 2006. Deri në fund të korrikut janë regjistruar në 182 vende, sipas shifrave paraprake, gati 365.000 raste fruthi.

Kjo shifër flet për tri herë më shumë të prekur se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe më shumë se përgjatë gjithë vitit të kaluar, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me seli në Gjenevë.

Ata që udhëtojnë duhet të kujdesen, nëse ende ka efekt vaksinimi i tyre, rekomandon autoriteti i OKB-së për shëndetin. Nga mosha gjashtë muajsh, secili duhet të vaksinohet të paktën 15 ditë përpara, se të udhëtojë në një nga rajonet e prekura.

Kjo është një ndër sëmundjet ngjitëse, që prek kryesisht fëmijët. Të mbijetuarit mund të pësojnë dëmtime të trurit ose mund të mbeten të verbër apo të shurdhër.

Aktualitet

Archives