Parandalohet vrasja në Tiranë, policia arreston shkodranin

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi” ku falë bashkëpunimit me qytetarët është parandaluar një vrasje dhe është vënë në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Personi i arrestuar S.E  nga Shkodra i cili po qarkullonte në Tiranë me armë zjarri dhe dyshohet se po përpiqej të vriste një person. Ai ka rënë në prangat e policisë rreth orës 20:50 të mbrëmjes së djeshme në rrugën Bilal Xhaferri.

28-vjeçari është pikasur nga forcat e policisë falë denoncimit të qytetarëve. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve gati për të qëlluar.

Ai është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 20 vite burg pasi në 10 Maj të vitit 2014 ka vrarë me armë zjarri një person me iniciale I.Y. dhe ka plagosur një tjetër në një lokal me muzikë Live.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i saj Gent Mullai ka thënë se vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmën e parë të muajit gusht falë bashkëpunimit me qytetarët janë kapur 38 persona që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe janë sekuestruar mbi 60 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak. Nga 275 operacione të koduara të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë këtij 8 mujori, 123 prej tyre janë si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin. ata

Aktualitet

Archives