Pikë e re doganore me Malin e Zi në Zogaj

“Hapja e pikës së re doganore në fshatin Zogaj, në kufirin me Malin e Zi do ta kthejë Zogajn në një lagje të qytetit dhe Liqenin e Shkodrës në një aktraksion turistik dhe qendër të zhvillimit ekonomik rajonal”, deklaroi sot zv.kryeministrja Senida Mesi, gjatë fjalës në seancën plenare.

“Kjo pikë kufitare është dakordësuar të hapet në mbledhjen e 2 qeverive në Shkodër këtë korrik, duke i dhënë 2 vendeve tona mundësitë për fuqizimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit fitimprurës të dyanshëm dhe afatgjatë, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi përmes lehtësimit të qarkullimit në kufirin e përbashkët shtetëror”, tha Mesi.

Zv.kryeministrja bëri me dije se pika e përbashkët e kalimit kufitar do të ndërtohet në territorin e Shqipërisë dhe do të ketë një rikonstruksion të rrugës që fillon në Ostros në Mal te Zi–Shirokë-Shkodër. Kalimi i përbashkët do të jetë me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare.

Mesi sqaroi gjithashtu se kjo pikë do të jetë e hapur 24 orë në ditë për qarkullim ndërkombëtar rrugor dhe qarkullim të personave në Liqenin e Shkodrës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes në zonat afër Bashkisë Shkodër dhe zonave të malësisë së Krajës, Komuna e Tivarit, Bar, Virpazar – Mali i Zi në kufirin tokësor dhe liqenor.

Njëkohësisht, ajo nënvizoi rëndësinë e hapjes së kësaj pike në shfrytëzimin e vlerave turistike të liqenit dhe gjithë Shkodrës si dhe në rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve.

“Ky projektligj propozohet në linjë dhe me konceptin e “100 fshatrave”, ku Zogaj si një fshat atraksion turistik, i njohur për vetitë kuruese të bimëve medicinale dhe “artit” të peshkimit, pika doganore i jep një vlerë të shtuar dhe një vëmendje më të madhe”, tha Mesi.

Në fjalën e saj, zv.kryeministrja listoi një sërë projektesh të tjera që do t’i japin zhvillim Shkodrës.

Mesi foli për Velipojën si qytezë turistike bregdetare, ku projektet e planifikuara janë rruga e Velipojës, harku Bërdicë – fshati Baks 18 kilometra që është në përfundim. Projekti i rrugës Velipojë – Shëngjin, ku po miratohet projekti teknik me vlerë 10 milionë Euro. Lidhja ndërkufitare Velipojë/Pulaj – Ulqin ku për 20 minuta me rrugë të re dhe përmirësim te lumit Buna, qe do të bëhet me fondet e bashkëpunimit ndërkufitar me vlerë 5 milionë Euro. Sistemimi i Bregut perëndimor të liqenit (Ura e Bunës – Shirokë) qe ka filluar te zbatohet nga FSHZH me fonde BE-BERZH ne vleren rreth 8 milionë euro
Lidhja ndërkufitare Zogaj – Mal i Zi –projektligj qe po flasim sot, me fondet e bashkëpunimit ndërkufitar do kapin vlerë investimi prej 6 milionë Euro.

Në fund të fjalës, Mesi u kujdes të jepte edhe një mesazh për opozitën. “Përmirësojmë çdo ditë me hapa konkretë jetën e çdo shqiptari. Kjo eshte politika jone. Po politika e opozitës cila është?”, tha ajo. Ata

Aktualitet

Archives