Presidenti Meta dënoi vrasjen e gazetarit saudit, Khashoggi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, gjatë një takimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, gjatë një takimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve.

Meta në një pritje me gazetarët, zëdhënës e atashe shtypi të ambasadave të huaja, tha se problemet e gazetarëve janë në të gjithë botën, prandaj sipas tij është caktuar edhe kjo ditë.

Në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Meta theksoi se “Me këtë rast dua të dënoj me forcë vrasjen tronditëse të gazetarit, Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Duke iu bashkuar thirrjes tuaj si përfaqësues të medias, por edhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar, edhe unë nënvizoj rëndësinë e bëj thirrje që ky rast të kthehet në një shembull për një hetim gjithëpërfshirës, që do të vërë para përgjegjësisë të gjithë urdhëruesit dhe autorët e tij”.

Meta u shpreh më tej se shpreson që vitin tjetër të mos ketë raste të tilla dhe liria e medias e të drejtat e gazetarëve të shënojnë përparim. Presidenti i Shqipërisë theksoi se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike. (AA)

Aktualitet

Archives