Myslimanët e ShBA-së ndihmojnë familjet e viktimave të sulmit në sinangogë

Myslimanët në SHBA kanë dënuar sulmin e së shtunës mbi sinagogën në Pittsburgh dhe nisën një fushatë për të ndihmuar familjet e viktimave.

Myslimanët në SHBA kanë dënuar sulmin e së shtunës mbi sinagogën në Pittsburgh dhe nisën një fushatë për të ndihmuar familjet e viktimave.

Këshilli i Organizatave Myslimane në SHBA (USCMO) dhe Këshilli për Çështje Amerikane-Islame (CAIR) kanë reaguar për sulmin në fjalë.

“Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e të pësuarve. Dëshirojmë të theksojmë se të plagosurit dhe komuniteti hebre, i cili u trondit nga ky lajm i keq janë në lutjet tona”, thuhet në reagimin e USCMOS-s.

Vrasjet i ka dënuar edhe Safdar Khwaja nga CAIR, i cili sulmin e quajti qyqar, për të shtuar se sulmi mbi sinagogën të cilën e kanë vizituar edhe vet ata, është tmerrësisht shqetësues.

“Ky aktivitet terrorist po na prek të gjithëve. Dera jonë mbetet gjithmonë e hapur për fqinjët tanë të cilët po kalojnë nëpër këtë tragjedi, për çka u shprehim mbështetjen tonë të plotë”, tha Khwaja.

Ai thotë se bëhet fjalë për një sulm mbi vlerat amerikane dhe parimet njerëzore, duke shtuar se, “Patjetër të bëhemi bashkë, në mënyrë që shoqërisë sonë t’ia kthejmë vlerat civilizuese. U bëjmë thirrje të gjithë zyrtarëve, që të nxjerrin para drejtësisë fajtorët për këtë sulm”.

Ndërkohë, shumë myslimanë në Amerikë i’u bashkuan fushatës “Myslimanët janë të bashkuar për viktimat e sulmit të sinagogës në Pittsburgh”, qëllimi i së cilës është mbledhja e fondeve për familjet e të pësuarve.

Fondi prej 25.000 dollarë, që ishte qëllimi i fushatës u mblodh për vetëm gjashtë orë dhe deri më tani është mbledhur një shumë prej 75.000 dollarë.

“Në myslimanët amerikanë, zgjasim dorën e ndihmës për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në sulm. Dërgojmë mesazhin e mëshirës, që të keqen ta luftojmë me të mirë, ashtu siç na mëson feja jonë”, thuhet në ueb faqen e fushatës.

Në sulmin të cilin e kreu shtetasi amerikan Robert Bowers (46), vdiqën 11 persona dhe gjashtë të tjerë u plagosën.

Nga të plagosurit, katër janë policë. (AA)

Aktualitet

Archives