Përkujtohen në Shkodër 4 dëshmorët e demokracisë të 2 Prillit

Në Shkodër u zhvilluan homazhet për Dëshmorët e Demokracisë së 2 Prillit dhe në ceremoni moren pjesë, lideri historik i PD-së, Sali Berisha i shoqeruar nga kryebashkiaku i ri Bardh Spahija.

Kurora me lule u vendosen në memorialin e 4 protestuesve që u vranë.

Bardh Spahia, kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, ka marrë fjalën në nderim të katër dëshmorëve të demokracisë.

“Ranë katër djem të Shkodrës dhe si u plagosën më shumë se qindra qytetarë, – tha Spahia. – 2 prilli 1991 ishte ditë e trishtueshme, por ishte edhe prologu i fundit i pashmangshëm i diktaturës komuniste.

Sot, 31 vite më pas, Shkodra dhe qytetarët e saj e gjejnë veten sërish në betejë dhe kudo kumbon thirrja “Liri – Demokraci”.
theksoi kryebashkiaku Spahia.

Aktualitet

Archives