Shqipëri/Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës 228 lekë, gazi për familjarët pa akcizë

ordi i Transparencës i mbledhur sot, vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Bordi vendosi miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 6 prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë: 216 lekë/litër për gazoilin; 196 lekë/litër për benzinën; 103 lekë/litër për gazit të lëngshëm të naftës.

Po ashtu Bordi miratoi çmimin tavan të tregtimit me pakicë të produkteve si më poshtë:

228 lekë/litër për gazoilin; 208 lekë/litër për benzinën; 115 lekë/litër për gazin e lëngshëm të naftës.

Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 6 prill 2022, ora 18:00, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim. ata

Aktualitet

Archives