Përcaktohen grupet e Champions League

Grupi C i Champions League duket se do të jetë më i forti për këtë sezon. Në shortin e hedhur në principatën e Monaco, në këtë grup bëjnë pjesë skuadra nga më të fortat e sezonit të shkuar PSG, Napoli, Liverpool dhe Crvena Zvezda

I vështirë do të jetë edhe grupi H, ku bëjnë pjesë Juventus, Man UTD Valencia dhe zviceranët e Young Boys. Cristiano Ronaldo do të përballetr me ish skuadrën e tij.

Interesante do të jenë sfidat në gripin G ku, përballë do të jenë Real Madrid dhe Roma të cilat do të luftojnë për kreun e grupit.

Në gripin B, Barcelona do të diskutojë vendin e parë me Tottenham, por edhe PSV dhe Inter.

Në ceremoninë e shortit u premiuan edhe lojtarët më të mirë të sezonit të shkuar. Real Madrid dominoi çmimet, pasi mbrojtësi Sergio Ramos, mesfushori Luca Modric dhe sulmuesi Cristiano Ronaldo u shpallën më të mirët për pozicionet që mbulojnë.

Të tre futbollistët pasi shprehën kënaqësinë për çmimin nuk hezituan që do të tentojnë sërish të fitojnë trofeun e Champions League, por tashmë Ronaldo do të luajë për italianët e Juventus.

Në fund të ceremonisë, Luka Modric u shpall edhe lojtari më i mirë i sezonit të shkuar.

Aktualitet

Archives