Juncker kërkon heqjen e ndryshimit të orës

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi se dëshiron të heqë praktikën e ndryshimit të orës e cila bëhet dy herë në vit në Bashkimin Evropian, gjatë verës dhe dimrit.

Juncker në një deklaratë për televizionin gjerman ZDF vuri në dukje se për një kohë të gjatë vazhdojnë diskutimet për kohën e kursimeve të ditës, ku rikujtoi se për këtë çështje është bërë një sondazh në BE.

Ai tha se në përgjigjet e dhëna është kërkuar që të kalohet vazhdimisht në praktikën e kohës së verës. “Dhe kështu do të bëhet”, tha ai.

“Njerëzit e duan këtë dhe ne do ta bëjmë” tha Ai.

Ai po ashtu shtoi se pas KE-ë edhe vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian duhet të marrin vendim për këtë çështje.

Sipas një rregulloreje të vitit 1981 në 28 shtete të BE-së çdo vit të dielën e fundit të muajit mars akrepat e orëve lëvizin një orë përpara ndërsa të dielën e fundit të muajit tetor kthehen një orë prapa. (AA)

Aktualitet

Archives