Merret në mbrojtje familja e gazetares Klodiana Lala

Prej ditës së djeshme, policia ka marrë në mbrojtje familjen e gazetares investigative, Klodiana Lalajt bëjnë të ditur burimet për Ora News.

Në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit banesa e prindërve të gazetares së tv Neës 24 u bë prej e një sulmi me breshëri automatiku, të tipit mafioz.

Në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë prindërit, vëllai, motra dhe dy vajzat e saj të mitura.

Në njoftimin për shtyp policia tha dje se po punohet për kapjen e autorëve të sulmit të ndodhur në lagjen “Bruk” në rrugën “Shkëndija” në Tiranë.

Është qëlluar në drejtim të pjesës ballore të shtëpisë, në mure dhe në derën kryesore.

Hetimet
Një grup hetimor po punon për të zbuluar autorët dhe zbardhur ngjarjen por deri tani nuk ka ende asnjë person të shoqëruar. Apo të dyshuar konkret.  Vetë gazetarja përmes një postimi në facebook tha se sulmi ishte për shkak të detyrës së saj si gazetare.

Nga ana e saj kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të vënë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës.  Zonja Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës“, thuhej në një njoftim të publikuar dje nga Prokuroria e Përgjithshme.

Sulmi ndaj gazetares investigative është dënuar edhe nga organizata ndërkombëtare, OSBE, Ambasada e SHBA-së, Delegacioni i BE-së dhe nga politika.

Të gjitha rrjetet e gazetarëve janë solidarizuar me kolegen e tyre dhe kërkojnë arrestimin sa më parë të autorit dhe vendosjen para drejtësisë.

Aktualitet

Archives