Për 24 orë drejt Greqisë 3325 shtetas dhe 1629 mjete/Xhaçka: Mirënjohje të thellë për të gjitha strukturat e angazhuara

Në pikën kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit arritën të kalonin 3325 shtetas dhe 1629 mjete.

Pas një angazhimi të pandërprerë të autoriteteve shqiptare me palën greke, u bë e mundur që  teksa ora shënoi 00.40 të përfundojë operacioni i kalimit të shtetasve në këtë pikë kufitare.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila bëri të ditur përfundimin e kalimit për qytetarët e fundit, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat e angazhuara në këto ditë të vështira.

“Live nga Kakavija, ku përfundoi procedura e kalimit për qytetarët e fundit. Mirënjohje të thellë për të gjitha strukturat e angazhuara në këto ditë të vështira. Mirënjohje për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, mjekëve e infermierëve dhe drejtues e punonjës të pushtetit vendor, të cilët me këmbëngulje, durim e punë në grup ia dolën”, deklaroi Xhaçka vetëm pak minuta pas mesnatës.

Ndërkohë duke filluar nga sot do të hyjnë në fuqi rregullat e reja për të kaluar në Greqi ku do të punohet nga ora 06:00 deri në orën 22:00. Në pikën kufitare të Kakavijës do të kalojnë jo më shumë se 750 persona, ndërsa në Kapshticë jo më shumë se 300 persona.

ata

Aktualitet

Archives