Covid-19, Paga e luftës për punonjësit dhe të larguarit në transportin publik, publikohen kriteret

Të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin një ndihme financiare prej 26 mijë lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Kjo është një pagesë shtesë, pavarësisht nëse këta punonjës kanë përfituar nga paketat e mëparshme të ndihmës nga qeveria. Këta punonjës do e marrin automatikisht pagesën shtesë, ndërsa për ata që nuk kanë përfituar nga pagesat e mëparshme, do të duhet të aplikojnë subjektet përkatëse.

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i Këshillit të Ministrave që i hap rrugën dhënies së ndihmës financiare prej 26 mijë lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, për të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transportit publik,qytetas dhe ndërqytetas.

Sipas vendimit, e përfitojnë ndihmën, punonjësit e deklaruar në listëpagesat e subjekteve pavarësisht nëse kanë përfituar ose jo nga paketat e mëparshme të ndihmës financiare, të dhënë për këtë qëllim.

Ndihma financiare llogaritet dhe jepet për të punësuarit apo ish-të punësuarit, që figurojnë në listëpagesat e deklaruara për periudhën tatimore shkurt 2020, të cilat janë dorëzuar në muajin mars 2020.

Për punonjësit, të cilët kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës së të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19”, ose të vendimit, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe punonjësit e larguar nga puna si pasojë e COVID-19”, pagesa do të kryhet automatikisht nga administrata tatimore, në bazë të të dhënave që kjo e fundit disponon.

Aplikimi për të përfituar ndihmën financiare për punonjësit apo ish-punonjësit, të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare, bëhet nga subjekti i të punësuarit. Në rastet e mos aplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore të aplikimit individual të tyre.

Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve, bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënat që të punësuarit do të dorëzojnë.

Subjektet apo individët aplikues duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-Filing,kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen: të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS; të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë: emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e-email-it; numrin personal të identifikimit të përfituesit; bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; IBAN-in e llogarisë bankare.

Administrata tatimore, brenda 10 ditëve pune nga data e aplikimit, verifikon në sistemin tatimor, identifikon aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, duke analizuar: tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, për të verifikuar nëse bën pjesë në listën eveprimtarive që përfitojnë ndihmën financiare krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike.

Ndihma financiare për të punësuarit, në shumën e përcaktuar, përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme.

Efektet financiare, në masën 134.9 milionë lekë, do të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Ata

Aktualitet

Archives