Rexhep Ef. LIKA – AUTORITET FETAR I NDERUAR NGA TË GJITHË

Është me rëndësi të madhe të përmendet që Mulla Rexhepi, që nga fillimet e para të tij, ka punuar dhe tërë jetën ia ka kushtuar së pari fesë, pastaj harmonisë fetare ndërmjet shumë konfesioneve dhe nacionaliteteve. Ky aktivitet i tij është me rëndësi të madhe pasi që në këto treva gjithmonë ka pasur njerëz të ngarkuar me nacionalizëm, në veçanti nga të tjerët, kurse mulla Rexhepi me autoritetin, predikimet dhe sjelljen e tij si personalitet i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, ka punuar në ruajtjen e harmonisë ndërfetare.

Ende sot, në moshën 80-vjeçare, shpesh i zëvendëson imamët të cilët për arsye të ndryshme mungojnë ndonjëherë, e të mos flasim që ai për çdo ditë është i rregullt në faljen e vakteve. Asgjë nuk mund ta ndalojë dhe ta lodhi. Ai është një njeri i rrallë dhe i veçantë.

Nuk është lehtë ta përshkruash Rexhep ef. Likën, këtë njeri modest, të thjeshtë, të qeshur dhe të “butë”, siç thotë populli ynë. Ai është gjithmonë i veshur në mënyrë elegante, me kravatë, me një të ecur karakteristike dhe gjithmonë me çallmë, simbolin e një imami.

E takoj shpesh në Ranë, ku ulet për çdo ditë, e bën një “xhiro” dhe shpesh rrin dhe pin kafe me njerëz të ndryshëm para kohës së faljes së namazit. Gjithmonë ju flet më parë, me çka tregon kulturën dhe respektin e madh, të lindur dhe të mësuar në mjedise dhe kohë të ndryshme, gjatë shërbimit e tij në rrugën e përhapjes, zhvillimit dhe forcimit të fesë së bukur islame, nëpër qytete të ndryshme në Mal të Zi.

Mulla Rexhep Lika pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera në qytetin tonë, por edhe në vende të tjera në fillim të punës së tij. Predikimet dhe ligjëratat e tij kanë qenë tërheqëse për shumë besimtarë, të cilët edhe për faktin se Mulla Rexhepi ka qenë imam në xhami, kanë filluar ta falin, të paktën namazin e Xhumasë.

Është me rëndësi të madhe të përmendet që Mulla Rexhepi, që nga fillimet e para të tij, ka punuar dhe tërë jetën ia ka kushtuar së pari fesë, pastaj harmonisë fetare ndërmjet shumë konfesioneve dhe nacionaliteteve. Ky aktivitet i tij është me rëndësi të madhe pasi që në këto treva gjithmonë ka pasur njerëz të ngarkuar me nacionalizëm, në veçanti nga të tjerët, kurse mulla Rexhepi me autoritetin, predikimet dhe me sjelljen e tij si personalitet i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, ka punuar në ruajtjen e harmonisë ndërfetare.

Ai e ka bërë këtë edhe shumë më parë, në kushte të vështira, në veçanti në kohën e komunizmit, pasi që kurrë nuk ka pasur frikë, por gjithmonë ka pasur kurajo dhe guxim si imam i ri në vendet ku ka punuar, më vonë edhe në Ulqin.

Në vitin 2017, në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë në Ulqin, Bashkësia Islame në Malin e Zi dhe Mexhlisi i Bashkësisë Islame Ulqin kanë organizuar një tubim me titull “Një jetë në shërbim të fesë”, kushtuar haxhi ef. Rexhep Likës, ish-Kryeimam i Ulqinit.

Ishte ky një tubim i qëlluar pasi që mendoj se duhet të vlerësohet lart jeta dhe puna e palodhur e personazheve si Mulla Rexhepi, jo vetëm në përhapjen dhe forcimin e fesë së bukur islame, por edhe në forcimin e unitetit kombëtar, në kushte të vështira e me shumë sakrifica, në veçanti në kohën e komunizmit.

Ky njeri me virtyte të veçanta, si personalitet i nderuar nga të gjithë qytetarët e Ulqinit, pa dallim feje dhe kombësie, në veçanti si imam dhe si edukator, nuk guxohet të harrohet. Personalitetet siç është Mulla Rexhepi duhet të përmenden, të flitet për ta dhe të nderohen, në veçanti derisa ata janë në këtë botë, ndërmjet nesh.

Shumë qytetarë të Ulqinit dhe shumë besimtarë të cilëve mulla Rexhepi u ka predikuar në xhami gjatë viteve, por shpeshherë edhe gjatë tubimeve të ndryshme, nuk kanë pasur dijeni se çfarë sakrificash të mëdha ka bërë në jetën e tij mulla Rexhepi, në rrugën e forcimit të fesë islame.

Në vijim po jap disa të dhëna të shkurtra nga biografia e Rexhep ef. Likës. Ka lindur në vitin 1940 në fshatin Brajshë të Anës së Malit. Pas përfundimit të Medresesë detyrohet të shkojë me shërbim jashtë Ulqinit. Si imam i ri, ai ka filluar rrugën e predikimit, arsimimit dhe forcimit të fesë në Plevlë, në vitet 1963-1965, pastaj në Bijello Pole, më vonë në Tuz për 21 vjet, prej vitit 1966–1987, kurse në Ulqin kthehet dhe ushtron punën e imamit dhe Kryeimamit prej vitit 1987 deri në pensionim. Një rrugë e gjatë, shpeshherë me sakrifica të mëdha dhe në kushte të vështira, një punë dhe aktivitet që, pa dyshim, duhet të vlerësohet lart.

Ai është i palodhur edhe sot kur është në pensionin e merituar. Ende sot, në moshën 80-vjeçare, shpesh i zëvendëson imamët të cilët për arsye të ndryshme mungojnë ndonjëherë, e të mos flasim që ai për çdo ditë është i rregullt në faljen e vakteve. Asgjë nuk mund ta ndalojë dhe ta lodhi. Ai është një njeri i rrallë dhe i veçantë.

Në tubimin e përmendur kushtuar atij, u vlerësua lart nga të gjithë folësit puna dhe aktiviteti i mulla Rexhepit si imam, por edhe si personalitet i nderuar nga të gjithë qytetarët, pa dallim feje dhe kombësie. Por mua më kujtohet në veçanti dhe më ka mbetur në kujtesë fjalia e një zonje, mësueseje nga Rana, e cila tashmë edhe vetë punon në edukimin e të rinjve, e cila me emocione dhe me fjalë të zgjedhura për mësuesin e saj të parë tha: “Pjesëmarrja në këtë tubim ishte një ndjenjë e veçantë për mua pasi që kishim një mësues siç jeni ju. Inshallah keni jetë të gjatë dhe të lumtur”. Vlerësimi i një nxënësi ka një peshë të veçantë për një mësues, për një edukator, i cili ishte njëri nga pishtarët e edukimit në frymën islame në qytetin e Ulqinit.

Përpos punës së tij fetare, ai gjithmonë ka qenë dhe është i pranishëm në dasma, festa, gëzime, hidhërime, në luftën për mbrojtjen e Valdanosit, Kripores, në tubime të ndryshme. Për këtë jam dëshmitar pasi që edhe kam bërë shumë foto në kohën kur ai ka qenë kryeimam, por edhe si imam dhe qytetar i nderuar i Ulqinit tonë të bukur.

Mulla Rexhep Lika është orator i fortë dhe i përgatitur. Më duket se përveç diturisë fetare, ai këtë dhunti e ka edhe nga Perëndia.

Po citoj me këtë rast një fjali të cilën ai e përsërit shpesh e që ka peshë të madhe për një mes siç është vendi ynë. “Të gjithë ne jemi prej një nëne dhe prej një babai, të krijuar nga një Krijues, i cili ka dashur që të gjithë të mos jemi të një feje, besimi”.

Ky mesazh ka qenë tërheqës për shumë besimtarë që të vijnë në xhami dhe të fillojnë të falin, po e përsëris, të paktën namazin e Xhumasë.

Respekti që e gëzon mulla Rexhepi në Ulqin dhe më gjerë është i madh. Dëshiroj që edhe gjeneratat e reja, pavarësisht nëse shkojnë apo jo në xhami, mos ta harrojnë dhe ta kujtojnë atë. Duhet të mësojnë dhe t’i respektojnë të gjithë ata mësues dhe imamë, të cilët predikojnë dhe i arsimojnë të rinjtë.

Në fund, i dëshiroj jetë të gjatë dhe të bukur në mesin e familjes së tij, të respektuar nga të gjithë qytetarët e qytetit tonë të bukur.

I.Karamanaga

Aktualitet

Archives