PD denoncoi mungesë ilaçesh/ Reagon spitali “Shefqet Ndroqi”: Nuk mungon asgjë, na lini të punojmë

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informoi sot qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.

Reagimi i Spitalit “Shefqet Ndroqi” vjen pas deklaratës së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili publikoi sot denoncimin e një qytetari për mungesën e medikamenteve në këtë spital.

Përmes një deklarate publike, Spitali COVID 2 “Shefqet Ndroqi” thekson se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

“Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga COVID-19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”, përfundon reagimi.

Më herët, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahiatheksoi se qeveria ka lënë spitalet COVID pa barnat specifike. “Domethënë jo vetëm që gënjejnë paturpësisht për numrin e të shtruarve me COVID, por nuk kanë siguruar as sasinë e duhur të ilaçeve, pjesë e protokollit të trajtimit të virusit corona”, tha ai.

Ata

Aktualitet

Archives