Manastirliu: Vetëm pak kujdes nga secili në përditshmëri ndalon përhapjen e COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ripërsëriti sot apelin për kujdes duke thënë se, “normaliteti i ri kërkon përgjegjshmëri nga secili prej nesh”.

“Normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit! Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Mos harroni, mos i shtrëngoni duart ose mos shkëmbeni përshëndetje fizike. Kudo që të jetë e mundur qëndroni 1.5 metra larg dhe praktikoni higjienë të mirë të duarve veçanërisht pasi të keni qënë në hapësira publike”, thotë Manastirliu.

Ministrja thekson se duke respektuar këto rregulla, së bashku ne mund të ndihmojmë në ndalimin e përhapjes së COVID-it, e të qëndrojmë të shëndetshëm.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 125 raste të reja, 1 humbje jete dhe 37 të shëruar. ata

Aktualitet

Archives