OSBE në Tiranë përshëndet zgjedhjen e kryeprokurorit Çela: Presim të forcojmë bashkëpunimin

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndeti pasditen e sotme zgjedhjen e kryeprokurorit Olsian Çela, duke nënvizuar se mbështet vijimin e reformave të rëndësishme edhe në këto kohë të vështira për vendin.

“Urime Prokurorit të Përgjithshëm të sapozgjedhur të Shqipërisë, Olsian Çela. Prezenca e OSBE-së e përshëndet vijimin e reformave të rëndësishme edhe në këto kohë të vështira për vendin, dhe presim me kënaqësi të forcojmë bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Olsian Çela u zgjodh sot si Prokurori i ri i Përgjithshëm me 101 vota pro të deputetëve. ATSH

Aktualitet

Archives