Abuzimet me ndërtimet/Rama: Së shpejti rezultate konkrete, KÇK-së nuk do i japim mundësinë të shqyej ndonjë copë tjetër nga sistemi i të drejtës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se paralelisht po vijon puna për hetimet dhe për nxjerrjen e përgjegjësive të atyre që do të rezultojnë përgjegjës pavarësisht fuqisë së tërmetit”.

“Po bëj një parantezë për një keqkuptim që ca është krijuar, ca është prodhuar, ca stimuluar lidhur me punën paralele e që po zhvillohet për hetimet dhe për  nxjerrjen e e përgjegjësisë dhe vendosjen para përgjegjësisë të gjithë atyre që do të rezultojë përgjegjës pavarësisht fuqisë së tërmetit, rastet kur godinat e dëmtuara të pabanuara dhe të shembura po e po janë produkt i shkeljeve. Polica në bashkëpunim me prokurori po vazhdojnë intensivisht dhe shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në këtë drejtim”, deklaroi Rama.

“Ju them të gjithë atyre që më shkruajnë që bien pre e lehaqenieve nëpër këto klubet dhe kabinat mediate që nxjerrja dhe vënia para përgjegjësisë nuk është diçka sa hap e mbyllet sytë sepse kërkon dokumentim sepse do shkojnë në gjykatë. Edhe KÇK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situata për të qenë në lartësinë e motos së vet kap çtë kapësh dhe ne nuk do i japim mundësinë që të shqyej ndonjë copë tjetër nga i gjithë sistemi i të drejtës dhe nga e drejta në tërësi, por do bëjmë çmos që të gjithë referimet të jenë të kopsitura ligjërisht kështu që kjo kërkon pak kohë”, tha Rama.

ATSH

Aktualitet

Archives