Negociatat/ Parlamenti Europian voton të enjten rezolutën

Parlamenti Europian ka vendosur në axhendën e sesionit plenar në Strasburg edhe qëndrimin e fundit të Këshillit Europian në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas axhendës së sesionit plenar të Parlamentit Europian, të mërkurën pritet që deputetët të debatojnë me Këshillin dhe Komisionin Europian nëse duhen hapur negociatat me dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Parlamenti Europian, thuhet në axhendë, më herët në disa rezoluta ka shprehur mbështetjen e fortë për nisjen e negociatave me të dyja vendet.

Deputetja e Parlamentit Europian, Terry Rientke shkroi në rrjetin social Twitter se me propozim të grupit të të Gjelbërve do të debatohet dhe miratohet një rezolutë e PE mbi atë që ajo e quan “gabimin historik të moshapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. ata

Aktualitet

Archives