Basha kërkon zgjedhje të parakohshme:

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i kërkon kryeministrit Rama të shkojë në zgjedhje të reja, në të njëjtën formë si veproi Maqedonia e Veriut. Përmes një deklarate për mediat, ai i cilësoi propagandë qëndrimet e kreut të mazhorancës pas refuzimit të hapjes së negociatave, ndërsa theksoi se shkaku i vetëm i vendimit është mosplotësimi i standardeve të kërkuara.

Basha: Është koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor. Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kushtet e BE janë udhrrëfyesi ynë për të dalë nga kriza, për të ndertuar një Shqipëri demokratike me mundësi për qytetarët e saj. Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqënie dhe përparim drejt të ardhmes europiane.

Aktualitet

Archives