Në Shqipëri, tetori, muaj i hapur vaksinimi antiCovid për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot se tetori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit antikovid për çdo qytetar +18 vjeç.

Manastirliu theksoi se muaj i hapur i vaksinimit u jep mundësi studentëve dhe qytetarëve të mbrojnë jetën.

“Tetori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për çdo qytetar +18 vjeç, për t’i dhënë mundësi studentëve dhe çdo qytetari të mbrohet dhe të mos rrezikojë të tjerët”, theksoi ajo.

Po ashtu, Manastirliu apelon për të pavaksinuarve që të vaksinohen si një mundësi për t’ i dhënë fund pandemisë.

“Vaksinimi i të pavaksinuarve, e afron gjithnjë e më shumë fundin e pandemisë Covid-19”, shprehet ministrja Manastirliu.

Mbi 800 mijë qytetarë sot janë plotësisht të vaksinuar falë punës së përditshme të vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin.

ata

Aktualitet

Archives