Berisha në Shkodër: Opozita në Shpipëri, 8 vite nga dështimi në dështim

Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi sot në qytetin e Shkodrës takimet e tij me demokratët.

Në “Foltoren” e qytetit të Shkodrës, Berisha theksoi se opozita shqiptare kaloi për tetë vite nga dështimi në dështim dhe se Partia Demokratike pavarësisht se Rama abuzoi më shumë se kurrë në 30 vite me votën, nuk i fitoi zgjedhjet e 25 prillit.

“Nëse Rama nis mandatin e tretë qeverisës përgjegjësitë bien mbi PD dhe opozitën shqiptare. Ajo nuk qe e zonja të fitojë në asnjë betejë të saj, përveç ligjit “Për dekriminalizimin”, deklaroi Berisha.

Berisha komentoi edhe debatet e fundit për ndryshimet kushtetuese. “Nga cila marrëveshje me Edi Ramën ka fituar PD këto 8 vite. Të gjitha i ka fituar Edi Rama. Atëherë edhe unë këtu në emër tuaj, dua tu them zotërinjve: hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak të Këshillit Kombëtar të PD-së. PD ka forume politike, se nga marrëveshja në marrëveshje kemi shkuar nga turpi në turp, nga disfata në disfatë. Numëruam për herë të parë në historinë e vendit mandatin e tretë të Ramës. Ish-kryetari i PD-së doli e foli për masakër zgjedhore. Edi Rama abuzoi me votën më shumë se kurrë në 30 vite, por e them prapë me bindje të thellë se zgjedhjet nuk i fitoi PD”, deklaroi Berisha.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, vetëm 19 % e votuesve të PD-së kishin votuar edhe Bashën.

“Në darkën e 25 prillit dolën sondazhet, tregonin se vetëm 19 % e atyre që kishin votuar PD-në kishin votuar Bashën. Kjo tregon se ishim pa udhëheqje, pasi Basha është një lider i thyer”, u shpreh Berisha.

ata

Aktualitet

Archives