680 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 17 persona dhe ka pasur 680 raste të reja infektimesh.

Duke informuar për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS thekson se, janë kryer 3937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 680 qytetarë, në këto bashki:
274 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Sarandë, 34 në Durrës, 30 qytetarë në Shkodër, 24 Elbasan, 21 në Lezhë, Krujë, Vlorë, 19 në Korçë, 15 në Lushnjë, 12 në Kukës, 10 në Divjakë, 9 në Kurbin, 8 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kamzë, Dibër, Gjirokastër, Pogradec, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Skrapar, Gramsh, Kuçovë, 4 në Shijak, Roskovec, Tepelenë, Devoll, Peqin, 3 në Patos, Përmet, Memaliaj, Cërrik, 2 në Mirditë, Kavajë, Mat, Mallakastër, Delvinë, Kolonjë, Dimal, Poliçan, 1 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Bulqizë, Selenicë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Berat, Librazhd.

Janë 10,103 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet kovid po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 shtatëmbëdhjetë qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71-79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 996 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156,674 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Statistika (29 shtator 2021)

Raste të reja ditore 680
Të shëruar në 24 orë 996
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3,937

Testime totale 1,197,881
Raste pozitive 169,462
Raste të shëruara 156,674
Raste aktive 10,103
Humbje jete 2,685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4588
Durrës 980
Fier 893
Shkodër 878
Vlorë 578
Elbasan 524
Lezhë 388
Berat 366
Korçë 273
Kukës 230
Gjirokastër 218
Dibër 187

ata

Aktualitet

Archives