15 humbje jete dhe 594 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 4625 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 594 qytetarë.

Sipas MSHMS, janë testuar pozitivë 211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë, 29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnjë, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll, 5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë-Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skrapar, 3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.

MSHMS bën të ditur se janë 10436 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

“Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 177 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 pesëmbëdhjetë qytetarë: 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 vjeç dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 vjeç dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74 vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftimin e MSHMS.

“Po ashtu janë shëruar 984 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155,678 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Statistika (28 shtator 2021)

Raste të reja ditore 594

Të shëruar në 24 orë 984

Të shtruar në spitale 177

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 2183

Testime totale 1,193,944

Raste pozitive 168,782

Raste të shëruara 155,678

Raste aktive 10436

Humbje jete 2668

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4721

Fier 975

Durrës 996

Shkodër 911

Vlorë 584

Elbasan 535

Lezhë 408

Berat 398

Korçë 266

Kukës 248

Gjirokastër 204

Dibër 190

ata

Aktualitet

Archives