Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë: 207 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 207 raste të reja me COVID-19 nga 3067 testime si dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

Sipas MSHMS rastet pozitive janë në këto bashki: 119 në Tiranë, 13 në Lushnjë, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.

“Janë 8655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 pesë qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

“Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,628 që nga fillimi i epidemisë”, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Statistika (04 tetor 2021)

Raste të reja ditore 207

Të shëruar në 24 orë 498

Të shtruar në spitale 185

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3067

Testime totale 1,216,793

Raste pozitive 172,001

Raste të shëruara 160,628

Raste aktive 8655

Humbje jete 2,718

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3847

Durrës 906

Fier 733

Shkodër 654

Vlorë 543

Elbasan 474

Berat 370

Lezhë 335

Gjirokastër 233

Korçë 203

Kukës 185

Dibër 172

ata

Aktualitet

Archives