Manastirliu: Të gatshëm edhe për dozën e tretë të vaksinës antiCovid në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej disponibilitetin e vaksinave, duke siguruar 5 milionë vaksina deri në 2022.

“Jemi krenarë për vaksinimin pasi kur ne kemi nisur vaksinimin një pjesë e vendeve në Ballkan, nuk kishin akoma asnjë vaksinë. Në vitin 2022 do paguajmë 30 milionë dollarë për të vazhduar marrjen e vaksinave”, – tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se “jemi një vend me përqindje të lartë në rajon që kemi vaksinuar qytetarë me 2 doza”, duke shprehur gatishmërinë për vijimin edhe me dozën e tretë.

“Detyra e qeverisë shqiptare është që të sigurojë vaksinat që dhe ne të arrijmë planin dhe qeveria shqiptare e ka bërë dhe do vijojë ta bëjë. Tani kemi siguruar mbi 2 milionë doza vaksine, deri në fund të vitit arrijmë 3 milionë doza dhe deri vitin e ardhshëm janë 5 milionë doza vaksine të siguruara. Pra, ne jo vetëm kemi siguruar 4.4 milionë doza për popullatën target, por deri vitin e ardhshëm do sigurojmë mbi 5 milionë vaksina, për të vijuar edhe me skenarët e tjerë”, tha Manastirliu.

ata

Aktualitet

Archives