Në Shqipëri, 609 të infektuar dhe 10 humbje jete nga virusi Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përditësoi të dhënat mbi situatën e krijuar nga infeksioni Sars-Cov-2 në vend përgjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSHMS-së, në 24 orët e fundit janë kryer 3598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 609 qytetarë.

“Kanë rezultuar pozitivë 249 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 35 në Durrës, 26 në Berat, 21 në Vlorë, 17 në Kamzë, 16 në Korçë, 15 në Gjirokastër, Dimal, 13 në Shkodër, Lushnjë, Elbasan, 12 në Sarandë, 9 në Kavajë, 8 në Patos, 7 në Kurbin, Krujë, Mallakastër, Kuçovë, 5 në Kolonjë, Skrapar, 4 në Pukë, Lezhë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 3 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, 2 në Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Poliçan, Peqin, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Roskovec, Himarë, Dropull, Devoll, Belsh, Gramsh”, bën të ditur ministria.

Ndërkohë, janë 7804 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv: një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë-Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71-77 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç”, informoi ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 642 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 nëntor 2021)

Raste të reja ditore 609

Të shëruar në 24 orë 642

Të shtruar në spitale 159

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 3,598

Testime totale 1,372,918

Raste pozitive 197,776

Raste të shëruara 186,909

Raste aktive 7804

Humbje jete 3063

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4138

Fier 659

Gjirokastër 559

Shkodër 472

Berat 478

Durrës 411

Elbasan 344

Vlorë 251

Korçë 213

Lezhë 162

Kukës 61

Dibër 56

ata

Aktualitet

Archives