405 raste të reja dhe 8 humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,657 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 405 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë në këto bashki: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnjë, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh.

“Janë 7,459 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.

Ministria bën të ditur se, janë shëruar 548 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         405

Të shëruar në 24 orë       548

Të shtruar në spitale       149

Humbje jete në 24 orë     8

Testime ditore             2,657

Testime totale              1,388,238

Raste pozitive                199,137

Raste të shëruara          188,593

Raste Aktive                    7,459

Humbje jete                     3,085

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3,880

Fier              703

Gjirokastër     539

Shkodër         489

Durrës            409

Berat             387

Elbasan           340

Vlorë             228

Korçë             213

Lezhë             159

Dibër              64

Kukës 48

ata

Aktualitet

Archives