“Lulzim Basha iu përgjërua me lot në sy që Presidenti të anulonte protestën e opozitës më 8 qershor”

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se Lulzim Basha iu përgjërua me lot në sy që Presidenti të anulonte protestën e opozitës më 8 qershor.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediet ka reaguar sot në lidhje me deklaratë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

“Lulzim Basha në daljet publike pas shpikjes të trekëndëshit të Bermudës, por edhe më me intensitet është shprehur se ai i ka ofruar mbështetjen e tij Presidentit vitet e fundit. Siç do të bëj publike disa fakte sot, kjo është një gënjeshtër e madhe. Do të ndaj me ju disa fakte që kanë të bëjnë me probleme demokratike, institucionale, për çdo shqiptar që i ndjen pasojat e këtij vendimi të rëndë të Bashës për mosmarrjen pjesë të opozitës në zgjedhjet e vitit 2019. Presidenti në respekt të Kushtetutës, kishte caktuar datën 30 qershor, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve. Sa më shumë afrohej kjo datë, aq më shumë përshkallëzohej tensioni mes forcave politike. Dukej qartë që palët politike provokonin njëra-tjetrën duke akuzuar kundërshtarin si veprim të dhunës. Kjo situatë u shoqërua me protesta masive, ku për fat të keq dhjetëra protestues u plagosën. Kjo e tensionoi rëndë klimën politike në vend. Më datë 2 qershor 2019, opozita mbajti protestën e 7 të saj, ku në përfundim paralajmëroi mbajtjen e protestës masive finale në Tiranë më datën 8 qershor 2019 ora 19:00. Gjuha e urrejtjes që përdornin palët politike, në mënyrë të veçantë kryetari i së ashtuquajturës opozitë e bashkuar tregon qartë se ekzistonte rreziku që Shqipëria të shkonte drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm të tensionit social, duke rrezikuar rëndë sigurinë publike por dhe sigurinë kombëtare, stabilitetin demokratik, qetësinë dhe paqen në vend. Në ditët që i paraprinë kësaj proteste të paralajmëruar si protestë finale, Presidenti administroi informacione që do të përdorej dhunë e paralajmëruar ndaj institucioneve të vendit e në radhe të parë ndaj Kuvendit”, tha Meta.

Meta shtoi se në atë kohë ndodhej jashtë vendit në Gjermani në vizitë të planifikuar prej kohësh. Në të njëjtën periudhë, sipas tij, erdhi dhe Lulzim Basha në Gjermani përpara mitingut final të 8 qershorit.

“Dhe iu lut Presidentit të Republikës edhe në prezencën e personave të tjerë duke iu përgjëruar me lot në sy që Presidenti  të anulonte protestën e opozitës më 8 qershor e po kështu të shtynte zgjedhjet”, theksoi Meta.

Meta shtoi se, “kjo sepse sipas Lulzim Bashës, protesta që vetë Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe se dinte për këtë ai do të ishte përgjegjësi kryesor për rezultatet e dhunës”.

“I trembur dhe i panikosur nga përgjegjësitë, duke premtuar që më datë 8 qershor do të ndodhte hataja dhe i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë ligjore që do të mbante për dhunën dhe pasojat e saj, Basha iu ul në gjunjë presidentit në mënyrë që të shtyheshin zgjedhjet e 30 qershorit 2019, përpara mitingut të 8 qershorit. Këtë presidenti duhet ta bënte direkt nga Gjermania. Pikërisht në datën 8 qershor, presidenti u njoh me situatën e fundit dhe shqetësimin për përshkallëzimin e pakontrolluar të saj. Presidenti, vetëm pak minuta para fillimit të protestës, shfuqizoi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të datës 30 qershor, duke anuluar datën e zgjedhjeve. Vendimi për shfuqizimin e dekretit nuk ishte i lehtë për mua, aq më tepër pa u konsultuar me kryetarin e Parlamentit të cilin atë ditë e mora në telefon dhe aq më tepër me kryeministrin. Megjithatë e mora në parimet kushtetuese pas një vlerësimi të situatës në vend”, tha Meta.

Po ashtu, Meta tha se pas anulimit të datës 30 qershor, Presidenti bëri të gjitha përpjekjet e tij me ftesa zyrtare në mënyrë që të caktohej një datë e re zgjedhjesh që të merrnin pjesë të gjitha forcat politike.

“Pas caktimit të datës 13 tetor 2019 si data e zgjedhjeve veprimi më minimal që duhet të bënte Lulzim Basha ishte që të paraqiste në KQZ kërkesën zyrtare për regjistrimin në zgjedhje”, tha Meta.

ata

Aktualitet

Archives