Ndërron jetë aktori i mirënjohur Fuat Boçi, “A doni me për Belulin”…

Aktori i mirënjohur Fuat Boçi ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Ai ju ka ngelur të gjithë qytetarëve në mendje me monologu e Belulin “A doni me për Belulin”. Lajmi i hidhur është bërë publik mëngjesin e sotëm, pak orë pasi Boçi mbylli sytë në banesën e tij.

Aktori i mirënjohur nga Fieri, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit, në orën 12:00.  Fuat Boçi ka marrë pjesë në 160 premiera dhe ka luajtur mbi 600 role. Ai mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i Merituar”. Fuat Boçi ka marrë pjesë edhe në filma për femije, në teatrin e kukullave të qytetit. 

Aktualitet

Archives