Tre vëllezërit shkodranë kthehen nga emigrimi në Itali për të investuar në Shqipëri

Tre vëllezër shkodranë, të cilët prej vitesh jetonin në Itali, janë kthyer së fundmi në Shqipëri, për të investuar dhe ngritur biznesin e tyre, të pagëzuar me emrin “Drulam”.Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduart Shalsi, vizitoi dhe u njoh nga afër me aktivitetin e këtij biznesi që operon në fushën e përpunimit të drurit dhe sot prodhon deri dhe shtëpi cilësore prej druri.“Pas një periudhe të gjatë emigrimi në Itali dhe tashmë “të armatosur” me dijen dhe praktikën e përpunimit të drurit, tre vëllezër shkodranë ngritën një biznes ku përpos të tjerave prodhonin edhe shtëpi druri me cilësi, por dhe me kosto të leverdishme”, – shprehet Shalsi.Ai tha se gjatë kësaj vizite, u njoh me avantazhet e shtëpive prej druri, aspektet ekologjike, ruajtjen e ambientit, si dhe përballimin e lagështirës.“U njoha edhe me larmishmërinë e produkteve të drurit, që i kishin gdhendur aq mjeshtërisht. Diskutuam mbi situatën e vështirë që pandemia ka shkaktuar, por edhe për problematikat  që hasnin në lidhje me promovimin e produkteve të tyre, ndërkohë që më kërkuan të shqyrtonim me kujdes edhe mundësinë e lehtësimit të marrjes së lejeve për ndërtimin e shtëpive të drurit, duke u mbështetur në praktikat më të mira në botë”, – shprehet ministri.Pavarësisht situatës, këta djem të palodhur e kurajozë janë një shpresë se së bashku do t’ia dalim, thotë Shalsi. ata

Aktualitet

Archives