Muslimanja Shhaideh emërohet zv/kryeministre e Rumanisë

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis, pas emërimit të Sorin Grindeanu për kryeministër të vendit, i cili ishte rekomanduar nga Partia Social Demokratike (PSD) si fituese e zgjedhjeve që u mbajtën më 11 dhjetor, sot para opinionit publik ka bërë të ditur anëtarët kabinetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Emri i parë që u rekomandua nga PSD për postin e kryeministrit por që u refuzua nga ana e presidentit Iohannis, muslimanja tataro-turke Sevil Shhaideh, është emëruar zv/kryeministre dhe ministre e Zhvillimit Rajonal.

Kabineti i ri në të cilin marrin pjesë 26 ministra, nuk ballafaqohet me asnjë pengesë për t’u miratuar në parlamentin shumicën e të cilit e përbëjnë PSD dhe Unioni i Liberalëve dhe Demokratëve.

Në kabinet, partnerit të koalicionit ALDE i janë dhënë katër ministri.

Ndryshe, rekomandimi i PSD-së për emërimin e muslimanes tataro-turke Sevil Shhaideh në postin e kryeministrit ishte refuzuar nga presidenti me prejardhje gjermane, Klaus Iohannis.

Iohanis i kishte bërë thirrje PSD-së të rekomandojë emër të ri për funksionin e kryeministrit.

Në rast se emërimi i Sevil Shhaideh do të miratohej nga Iohannis, ajo do të bëhej kryeministrja e parë grua, muslimane dhe tataro-turke.

Aktualitet

Archives