Rama mbledh shtabin e emergjencave: Për përballimin e situatës

Ndërsa moti i keq ka përfshirë vendin prej dy ditësh dhe nga dita e nesërme pritet të rëndohet më tej, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur shtabin e emergjencave civile.

Kreu i qeverisë tha në mbledhjen e sotme se nga prania e borës dhe ngricave mund të ketë izolim të disa zonave.

Ai kërkoi nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që të informojë lidhur me planin e masave.

Ky i fundit deklaroi se janë marrë masa për gjithë ata që do kenë nevojë për ndihmë në bazë ushqimore apo veshje, duke thënë se të gjitha strukturat janë në gatishmëri, përfshirë dhe Policinë e Shtetit.

Ai apeloi që qytetarët të kufizojnë lëvizjet në maksimum dhe të lajmërojnë autoritetet në rast ndihme.

Tahiri bëri sërish thirrje ndaj kompanive kontraktuale për mirëmbajtjen e rrugëve, që të marrin masat me synim përballimin e situatës së vështirë. Ministri tha se të gjitha strukturat janë në gatishmëri dhe se duhet dhe ndihma e qytetarëve për përballimin e situatës.

Aktualitet

Archives