Mbyllen kopshtet e shkollat deri të hënën

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të masave për parandalimin e virusit të gripit, ka vendosur që çerdhet, kopshtet dhe shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën e ardhshme.

Sipas kësaj ministrie, numri i qytetarëve me grip të paraqitur në qendrat shëndetësore është në rritje dhe për këtë arsye çerdhet, kopshtet dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura në datat 4-7 janar.

“Moti i ftohtë në ditët në vazhdim krijon kushte të favorshme për përhapjen e virusit”, lexohet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualitet

Archives