Ministrja Ibrahimaj me ambasadorin e Turkisë në Tiranë: Bashkëpunim në fushën e turizmit

Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay.
Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve.
Ibrahimaj tha se, “dy vendet tona kanë një marrëdhënie të shkëlqyer diplomatike dhe partneriteti strategjik”.
Ministrja informoi se, në takim u diskutua mbi mundësinë e rritjes së investimeve, shkëmbimeve tregtare dhe përvojave të formimit profesional, kryesisht në fushën e turizmit.ata

Aktualitet

Archives