Shqipëria humbet 1-3 ndaj Italisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 1-3 nga Italia në miqësoren e luajtur sonte në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja e rreshtoi ekipin me skemën 3-4-2-1. Shqipëria zbriti në fushën e lojës me Berishën në portë, Ismajli, Kumbulla dhe Mihaj në mbrojtje, Hysaj, Abrashi, Bare dhe Lenjani në mesfushë dhe Uzuni me Bajramin pas sulmuesit Broja.

Ndërsa trajneri i Italisë, Roberto Mancini e rreshtoi ekipin me skemën 3-4-3 me Meret në portë, Bastoni, Bonucci dhe Scalvini në mbrojtje, Di Lorenzo, Tonali, Verratti dhe Di Marco në mesfushë dhe Zaniolo, Raspadori dhe Grifo në sulm.

Kombëtarja e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 16-të me anë të Ismajli, i cili pas një goditje dënimi të krosuar në zonë arriti të shënojë me kokë.

Të kaltrit e Mancinit u përgjigjën shumë shpejt duke shënuar në minutën e 20 me Di Lorenzo, i cili erdhi nga e djathta dhe arrit të shënojë pas një gabimi në mbrojtjen shqiptare.

Italia arriti të kalojë në avantazh pas 5 minutash. Ishte Grifo ai që në minutën e 25-të arriti të shfrytëzonte mjaft mirë një zbritje të shpejtë të italianëve dhe të mposhte portierin Berisha.

Në pjesën e dytë Shqipëria pati disa raste të mira shënimi. Fillimisht me Roshin, i cili hyri në pjesën e dytë në vend të Brojës, dhe goditi në zonë, por portieri Meret arriti ta priste.

Më pas në minutën e 63-të, Kombëtarja pati dy raste. Fillimisht Bajrami goditi traversën nga jashtë zone dhe më pas goditja e Lenjanit u largua nga vija fatale e portës së të kaltërve nga Di Lorenzo.

Menjëherë pas këtij rasti në minutën e 64′ Italia shënoi golin e tretë me anë të sulmuesit Grifo, i cili shfrytëzoi një pasim mjaft të mirë nga e djathta dhe i vetëm në zonë mposhti me lehtësi portierin Berisha.

Kjo ishte sfida e katërt e Italisë ndaj Shqipërisë. Italianët kanë fituar tri herë, 1-0 në miqësoren e Xhenovas më 2014-ën me golin e Okakas dhe në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, 2-0 në Palermo dhe 1-0 në “Loro Boriçi”, në vitin 2017.ata

Aktualitet

Archives