Ministria e Shëndetësisë i Shqipërisë: 1236 raste të reja dhe 4 humbje jete nga virusi COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përditësoi të dhënat e pandemisë për 24 orët e fundit.

Sipas MSHMS-së, janë kryer 5694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1236 qytetarë, në këto bashki: 584 në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnjë, 28 në Lezhë, 26 në Kamzë, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë, 11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vaun e Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Përrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik.

“Janë 7952 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV-2

pozitiv: një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 vjeç dhe 83 vjeç,

një qytetar nga Tirana 76 vjeç.

“Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

MShMS kujton se respektimi i protokolleve anti-COVID është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

“Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSHMS.

Statistika (05 janar 2022)

Raste të reja ditore         1236

Të shëruar në 24 orë       329

Të shtruar në spitale       107

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 5694

Testime totale             1,500,696

Raste pozitive                213,257

Raste të shëruara           202,077

Raste Aktive                      7,952

Humbje jete                      3,228

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3761

Fier                 789

Durrës             708

Shkodër           531

Elbasan            509

Vlorë               494

Berat               312

Gjirokastër       260

Lezhë              228

Korçë              161

Dibër               124

Kukës 75

ata

Aktualitet

Archives