Bardhi “Qëllimi i lëvizjes së Berishës është bunkerizimi i PD, njësoj siç është bunkerizuar vetë dhe familja e tij”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se “Sali Berisha manipuloi pjesëmarrjen e anëtarësisë në të ashtuquajturin referendum, pasi u braktis nga 90% e demokratëve”.

“Braktisja dhe dëshpërimi arsyeja kryesore për thirrjet për dhunë dhe përplasje mes demokratëve. Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha i ka manipuluar për hallin e tij personal”, tha Bardhi në një konferencë për medie, jashtë selisë së PD-së.

Sipas Bardhit, “qëllimi i lëvizjes së Berishës është bunkerizimi i PD, njësoj siç është bunkerizuar vetë dhe familja e tij”.

“Mashtrimet, akuzat dhe keqpërdorimi i demokratëve kanë për qëllim të shndërrojnë PD në mburojë për hallin e tij personal. Vullnetit të shumicës dërrmuese të demokratëve, vullnetit të shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë, Sali Berisha po përpiqet t’i mbivendoset, t’i imponohet me dhunë dhe me një retorikë përçarëse. Shpikja çdo ditë e një kauze të rreme, që kulmon me absurdin e thirrjes së një proteste kombëtare kundër Partisë Demokratike, në oborrin e Partisë Demokratike, për shkak se po lyhen muret e godinës, po vendosen adeziv, dhe po rregullon ambientet e punës, është keqpërdorimi më i madh që një demokrat mund t’i bëjë një demokrati”, tha ai.

Sipas Bardhit, “Kuvendi i 18 dhjetorit dhe shumica dërmuese e demokratëve kanë vendosur që kjo godinë dhe Partia Demokratike i shërben interesit vetëm të demokratëve dhe të asnjë personi të shpallur non-grata”. ata

Aktualitet

Bardhi: “Qëllimi i lëvizjes së Berishës është bunkerizimi i PD, njësoj siç është bunkerizuar vetë dhe familja e tij”.

Archives