Stafi shëndetësor britanik përlotet nga mungesa e personelit

Punonjësit e Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli janë “përlotur” nga mungesa e stafit të shkaktuar nga përhapja e variantit, Omicron, deklaroi sot Kolegji Mbretëror i Infermierisë.

Drejtoresha e Kolegji Mbretëror i Infermierisë, Patricia Marquis tha se, qeveria duhet të tregohet e sinqertë me publikun në lidhje me presionin që i bëhet shërbimit shëndetësor, duke shtuar se kjo po ndikon edhe në kujdesin për pacientët.

“Presioni po ushtrohet te stafi nga të gjitha këndvështrimet, dhe është e rëndësishme që qeveria të tregohet e sinqertë me publikun në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet Shërbimi Shëndetësor Kombëtar dhe kujdesi social për momentin, si dhe të japë një vlerësim të sinqertë se cila është arsyeja që ne nuk jemi në gjendje të marrim parasysh kufizime të tjera, në aspektin e shëndetit publik ose në atë që shërbimi shëndetësor mund të ofrojë në të vërtetë”, tha Marquis.

“Stafi i infermierëve po punon me vetëm gjysmën e numrit të personelit që nevojitet, por me të njëjtin numër pacientësh për t’u kujdesur. Ata po angazhohen në shumë detyra dhe shumë prej tyre janë me lot në sy sepse nuk janë në gjendje t’u ofrojnë kujdesin e duhur pacientëve të tyre”, shtoi ajo. ata

Aktualitet

Archives