Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë: Konfirmohen dy rastet e para me koronavirusin e ri

Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se “gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

Aktualitet

Archives