Ministrja Shahini: Mbyllja e shkollave në Shqipëri për 2 javë,të zvogëlojmë mundësinë e përhapjes së virusit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini deklaroi se Task Forca vendosi mbylljen e institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Në reagimin zyrtar të ministres thuhet se kjo bëhet për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19.

“Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi. Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore”, -thotë Shahini.

Më tej, ajo ka bërë thirrje që secili të marrë masa individuale.

“Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht: Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda, të evitojmë takimin deri në 1 m largësi, të evitojmë grumbullimet e njerëzve”. Ministrja lajmëroi se do të mbajë një konferencë për këtë situate në orën 12.30. ATA

Aktualitet

Archives