Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë: 625 të infektuar me Covid-19 dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përditësoi sot situatën e pandemisë në 24 orët e fundit.

Sipas MSHMS, janë kryer 3230 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 625 qytetarë, në këto bashki: 322 në Tiranë, 28 në Fier, 25 në Berat, 23 në Vlorë, 16 në Durrës, Elbasan, 15 në Kamzë, 13 në Gjirokastër, 11 në Krujë, Lushnjë, 10 në Sarandë, 9 në Patos, 8 në Kurbin, Pogradec, Dimal, Kuçovë, 7 në Shkodër, Divjakë, Mallakastër, 6 në Kavajë, Korçë, Kolonjë, Librazhd, 5 në Peqin, 4 në Lezhë, Vorë, Libohovë, Gramsh, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Vau i Dejës, Dibër, Roskovec, Këlcyrë, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dropull, Skrapar, Poliçan, Cërrik.

Janë 8233 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv: një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç.

Janë shëruar 579 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,229 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 nëntor 2021)

Raste të reja ditore 625

Të shëruar në 24 orë 579

Të shtruar në spitale 166

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 3,230

Testime totale 1,340,830

Raste pozitive 191,440

Raste të shëruara 180,229

Raste aktive 8,233

Humbje jete 2,978

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4301

Fier 852

Shkodër 456

Vlorë 462

Durrës 441

Gjirokastër 414

Elbasan 334

Berat 367

Korçë 241

Lezhë 197

Dibër 89

Kukës 79

ata

Aktualitet

Archives