COVID-19, Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë: 573 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 5 humbje jete nga COVID-19, ndërsa nga 3498 testime rezultuan 573 qytetarë të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë përditësoi situatën e pandemisë në 24 orët e fundit.

Sipas MSHMS, janë kryer 3498 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 573 qytetarë, në këto bashki: 270 në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamzë, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

Janë 8343 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç.

Janë shëruar 458 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,687 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 nëntor 2021)

Raste të reja ditore         573

Të shëruar në 24 orë       458

Të shtruar në spitale       165

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                3498

Testime totale                1,344,328

Raste pozitive                192,013

Raste të shëruara           180,687

Raste aktive                   8343

Humbje jete                   2983

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4,455

Fier                 847

Shkodër          458

Vlorë               459

Durrës             419

Gjirokastër       411

Berat               381

Elbasan            341

Lezhë               197

Korçë               188

Kukës               77

Dibër 75

Ata

Aktualitet

Archives