Ministri Lleshaj: Pas 1 janarit, një pikë loje fati do trajtohet si parcelë kanabisi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një takimi me drejtues policie, tha se duke filluar nga data 1 janar, policia do të angazhohet fuqimisht për zhvillimin e veprimtarisë së lojërave të fatit. Ai tha se pas kësaj date, një lokal bastesh do të trajtohet si një parcelë kanabisi.

Lleshaj: 1 janari fillon, në territorin e vendit ndalohen të gjitha veprimtaritë e lojërave të fatit. Ndalohen reklamat audiovizive. Me rëndësi të madhe është fakti që policia e shtetit është e angazhuar drejtpërdrejt në zbatimin e ligjit. Jam informuar për të dhënat e mbledhura lidhur me veprimtarinë e këtyre subjekteve. Jam informuar mirë për masat e mira të marra nga policia për njoftimin e pronarëve, ashtu sikurse jam informuar për faktin se shumë pronarë lokalesh kanë marrë masa ndërkohë për ndërprerje e këtyre aktiviteteve. Nga data 1 janar 2019, në çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo të fshehur veprimtaria e lojërave të fatit duhet të trajtohet si një parcelë kanabisi dhe si e tillë duhet trajtuar dhe si e tillë duhet të jetë qasja e Policisë së Shtetit.  oranews

Aktualitet

Archives