Bastet sportive, Policia në terren për evidentimin e pikave në 1 janar

Persona të cilët aktivitetin e tyre të basteve sportive do të tentojnë që ta kthejnë në një aktivitet tjetër duke përdorur skema ilegale, do të përballen me forcën e ligjit.

Që nga 1 janari Policia e Shtetit do të nisë patrullimet si dhe inspektimet në terren për të parë pikat e basteve të cilat ende operojnë, ose ata të cilët kërkojnë që ta fshehin një fakt të tillë, duke e kthyer aktivitetin e tyre në kafene.

Kreu i qeverisë Edi Rama në daljen e fundit për këtë vit, përballë gazetarëve foli qartë dhe prerë përsa i përket kësaj çështjeje duke theksuar se ata të cilët do të tentojnë që të bëjnë diçka të tillë do të marrin të njëjtën përgjigje, sikurse morën bosët e tyre.

“Së pari, dua të theksoj se kemi konstatuar disa përpjekje për të krijuar skema lojërash ilegale, për të transformuar lokalet ekzistuese në klube, ku pronarët të përdorin skema të mbyllura. Po u them atyre që i kanë hyrë kësaj fantazie, se do të përfundojnë aty ku kanë përfunduar bosët e tyre”, – theksoi Rama.

Në këtë betejë, Kryeministri kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që të raportojnë nëse në qytetet e tyre ka ende pika që operojnë pas datës 31 dhjetor.

“Policia e Shtetit është në këmbë nga nesër për të mos lejuar që asnjë njësi e lojërave të fatit të vazhdojë që të operojë dhe ju lutem qytetarëve në të gjithë territorin, që të raportojnë nëse diçka e tillë ndodh”, – theksoi Kryeministri Rama. ata

Aktualitet

Archives