Nata e ndërrimit të viteve kalon pa probleme në të gjithë vendin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar shërbimet e Policisë në sheshin “Skënderbej” ku u kryen festimet nga bashkia e Tiranës, i cili deklaroi se nata e ndërrimit të viteve kalon pa probleme në të gjithë vendin.

Gjatë një prononcimi për mediet, Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu ka theksuar se në të gjithë vendin ndërrimi i viteve ka kaluar pa probleme, në të gjitha sheshet janë hedhur fishekzjarre në mënyrë të organizuar dhe është për t’u vlerësuar fakti se si rezultat i masave të marra pothuaj është zeruar hedhja e kapsollave.

Veliu ka uruar gjithë punonjësit e policisë të cilët natën e ndërrimit të viteve e kaluan në punë dhe vijojnë të jenë në shërbim, por edhe gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit si dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin që ata i japin Policisë së Shtetit.

Më pas, Drejtori i Përgjithshëm i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj dhe Zëvendësdrejtori për Rendin i DVP Tiranë Dhimitraq Ziu, kanë vizituar Sallën Operative të DVP Tiranë si dhe shërbimet e Policisë me shërbim tek “Ish Blloku”.

Në të gjithë vendin si rezultat i hedhjes së fishekë zjarreve janë lënduar lehtë pa probleme për jetën dy shtetas, një shtetas në Tiranë dhe një shtetas në Korçë.

Për herë të parë në sheshin Skënderbej nuk janë hedhur më kapsolla nga qytetarët. ata

Aktualitet

Archives