Merkelit nuk i pëlqen debati për Ozil

Angela Merkel mori pjesë në një program të kanalit të parë të televizionit gjerman ARD dhe iu përgjigj pyetjeve mbi aktualitetin.

Kur moderatori i përmendi deklaratën kundër racizmit të Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier gjatë një takimi javën e kaluar me disa emigrantë në “tryezën e kafes”, ku kishte thënë se “Nuk ka shtetas të kategorisë së parë dhe të dytë”, Merkel tha se edhe ajo në takimet e saj me të rinjtë u kishte thënë shpesh atyre: “Unë jam kryeministri juaj”.

Duke iu referuar debatit rreth futbollistit me origjinë turke, Mesut Özil, Merkel tha: “Mund të ketë mendime të ndryshme lidhur me fotografinë (e futbollistëve gjermanë me origjinë turke me Presidentin Erdoan). Por mënyra se si u zhvillua debati më pas pjesërisht nuk më pëlqeu”.

Pasi u shpreh se ajo personalisht ka një mendim të qartë në lidhje me këtë çështje Merkel tha: “Nëse dikush me origjinë emigrante, qoftë ky Özil apo dikush tjetër, thotë: ‘Ndaj meje në shoqëri nuk sillen ashtu siç duhet’, atëherë duhet që kjo çështje të paktën të merret seriozisht dhe të trajtohet”.

Aktualitet

Archives